Trajneri i Malit të Zi parashikon fitore përballë Kosovës

Trajneri i Malit të Zi, Faruk Haxhibegoviq, ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme Kosovë – Mali i Zi.

Ai lavdëroi ekipin e Kosovën, por tha se kanë ardhur për të shënuar fitore gjersa ka
parashikuar edhe atmosferën për nesër.

“E di se nesër në stadium do të jetë atmosferë e zjarrtë. Kosova ka ekip të mirë dhe të re. Ne do të kërkojmë fitoren e parë në këto kualifikime”, tha Haxhibegoviq

Mali i Zi zhvilloi stërvitje sonte në “Fadil Vokrri”. Trajneri u pyet edhe për legjendën Vokrri.

“Kemi luajtur së bashku për Jugosllavinë, ishim miq edhe në Francë. Më vjen mirë që stadiumi ka marrë emrin e tij”, shtoi ai.

Në konferencë ishte edhe Stefan Mugosa, që kishte shënuar në barazimin 1:1 të Kosovës në Podgoricë.

“Nuk jemi dorëzuar kurrë dhe nuk do ta bëjmë as tani. Kosova ka ekip të shkëlqyeshëm dhe individ të dalluar, por kemi ardhur të fitojmë”, tha ai.

Kosovë – Mali i Zi luhet prej orës 20:45.