Sulmuesi i Malit të Zi: Ne kemi ardhur për fitore

Sulmuesi i Malit të Zi, Stevan Mugosa beson se kombëtarja e tij ka ardhur në Prishtinë vetëm për fitore.

Ylli i malazezëve, Mugosa thotë se Kosova ka një skuadër me lojtarë shumë të mirë – por beson se kombëtarja ku luan ai do të fitojë ndeshjen.

“Çdoherë shkojmë për të fituar dhe jo për tu dorëzuar. Edhe kundër Kosovës nuk do të dorëzohemi, por do të kërkojmë fitore. Jam i gatshëm, jam në formë dhe mezi pres të luajë”, tha Mugosa në konferencë për media.

“Kosova është  ekip i shkëlqyer. Kanë lojtarë shumë të mirë që luajnë në ekipet e forta në Evropë. Por prapë e përsërisë se kemi ardhur për fitore. Kemi dëgjuar për atmosferën që është në stadium. Kemi biseduar me Fatos Beqirajn, por nuk na ka treguar diçka të veçantë për Kosovën”, përfundoi ai.