Jo vetëm Savic, edhe një super lojtar do t’i mungojë Malit të Zi

Kombëtarja e Kosovës nesër pret Malin e Zi në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve në kampionatin evropian Euro2020.

Kombëtarja e Malit të Zi nuk do të jetë e kompletuar për këtë ballafaqim.

Super mbrojtësi, Savic dhe mesfushori Vukcevic nuk do të jenë të grumbulluar për këtë duel dhe do të jenë mungesat e malazezëve