Ja çfarë thotë trajneri i Malit të Zi për tifozët e Kosovës

Trajneri i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic ka ardhur në Kosovë bashkë me lojtarët e Malit të Zi për ndeshjen e nesërme ndaj ‘Dardanëve’,gjersa thotë se është mësuar të shoh stadiumin e Kosovës të stërmbushur, andaj nuk do të befasohet nëse do ta sheh njëjtë edhe nesër.

“Çdoherë në këtë stadium ka pasur shikues dhe nuk do të befasohem nëse do të ketë shumë shikues edhe nesër në stadium”, tha fillimisht Hadzibegic.

“E kemi bërë analizën. Nuk ka pesimizëm në ekipin tonë. Fokusi jonë është Liga e Kombeve pasi jemi ekip i ri. Atomsfera do të jetë e zjarrtë në stadium pasi Kosova ka gjasa për kualifikim. Do të jetë një test i mirë për neve dhe do të shkojmë të nxjerrim më të mirën”, përfundoi ai.