Van Dijk: Nuk ka nevojë për panik

Virgil Van Dijk ka deklaruar se nuk ka nevojë të krijohet panik për mbrojtëjen e Liverpoolit pavarsisht që skuadra pësoi tre gola dje mbrëma ndaj Salzburg.

”Natyrisht të gjithë duan të krijojnë panik dhe stres dhe të shikojmë vetëm gjërat negative, por nuk duhet të ndodhë kështu”

”Nuk jam duke shikuar fare për gjërat negative. Ne mund të bëjmë më mirë, por edhe ne jemi njerëz dhe nuk mund që gjithmonë të luajm ndeshje perfekte. Ndonjëherë ndodhin edhe këto gjëra”, u shpreh holandezi./veqsport.com/