Pochettino i dëshpëruar pas demolimit nga Bayerni

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është shprehur tejet i dëshpëruar pas humbjes turpëruese në shtëpi 2-7 nga Bayerni në kuadër të Champions League.

”Pas një rezultati të tillë ne duhet të qëndrojmë të qetë. Ne të gjithë e dimë se si ndjehemi, shumë të dëshpëruar, ndjenjat, natyrisht nuk janë aspak të mira”

”Në 10 minutat e fundit ne pranuam tre gola dhe skuadra dukej pak e lodhur dhe e dorëzuar. Nuk mund të i rregullojmë gjërat duke folur tani me emocione, por duhet të jemi të qetë”, u shpreh Pochettino./veqsport.com/