Më 7 Tetor dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Mali i Zi

Më 14 Tetor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të përfaqësueses së Kosovës në historinë e re të saj.

Një fitore ndaj Malit të Zi na mban seriozisht në garë drejt kualifikimit direkt nga grupi A për në Euro 2020.

Biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje të hënën e 7 Tetorit në platformën online, tiks.app me çmimet të cilat nuk kanë ndryshuar nga ndeshjet e kaluara./veqsport.com/