Juve ka gati 70 milionë për Kanten

Maurizio Sarri dëshiron të ribashkohet me mesfushorin francez N’Golo Kante me të cilin punoi te skuadra e Chelseat.

Trajneri italian beson se mesfusha me Pjanic, Ramsey dhe Kante e mbështetur edhe nga disa të tjerë në bankën rezervë do të ishte më e mira në Europë.

Dihet se Sarri është një nga trajnerët më kërkues në merkato dhe Juventus beson se mund të arrijë transferimin e lojtarit për 70 milionë euro./veqsport.com/