Mourinho: Reali ka trajner

Jose Mourinho nuk ka preferuar të flasë shumë për zërat që e lidhin për një rikthim të mundshëm te Real Madridi.

Trajneri portugez u shpreh se nuk mund ta drejtoj një skuadër e cila aktualisht ka trajnerin e vet.

”Nuk mund ta stërvitësh një skuadër e cila ka trajner. Nuk do doja ta trajnoja Real Madridin sepse ata kanë trajner dhe kjo është e vërteta”, u shpreh portugezi./veqsport.com/