Klopp me lavdata për Abraham dhe Mount

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka lavduar dy lojtarët e Chelseat Tammy Abraham dhe Mason Mount para duelit të kësaj jave në Premier League.

”Chelsea është vërtetë një ekip tërheqës dhe më kujton Dortmundin tim vite më parë”

”Ata kanë lojtarë të ri dhe njerëzit po flasin për ata. Ata kanë transferuar Pulisic këtë verë dhe kanë Abraham e Mount që për mua kushtojnë 60 milionë euro. Suspendimi nga UEFA për transferime nuk i ka goditur fare ata. Ata kanë lojtarë me kualitete të mëdha”, u shpreh gjermani./veqsport.com/