Zyrtare: De Gea vazhdon kontratën me Man Utd

David de Gea edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me skuadrën e Manchester United.

Me kontratën e re portieri spanjoll do të mbetet pjesë e klubit deri në Qershor të vitit 2023 dhe do të jetë një nga lojtarët më të paguar në histori të Djajve të Kuq.

De Gea në skuadrën aktuale të United është një nga lojtarët që ka shërbyer më së gjati viteve të fundit./veqsport.com/