Fury u dërgua në spital pas fitores, i’u nevojitën 47 qepje

Tyson Fury ariti fitore të mundimshme ndaj boksierit suedez, Otto Wallin.

Kjo fitore u arritë pas 12 raundeve me vendim unanim përmes pikëve (116-112, 117-111, 118-110).

Megjithatë Fury gjatë meqit ka pësuar një prerje në syrin e djathtë të tij dhe për këtë u dërgua menjëherë në spital ku i’u nevojitën plotë 47 qepje.

/veqsport.com/