Barça e Reali po vëzhgojnë Van Dijk dhe Klopp

Dy gjigandët e futbollit spanjoll dhe atij europian, Barcelona e Real Madridi janë duke përcjellur nga afër situatën e Virgil Van Dijk dhe Jurgen Klopp te Liverpooli.

Mediat spanjolle shkruajnë se dy klubet nuk janë të kënaqura me fazën defanzive, por as me punën e trajnerëve deri më tani këtë edicion.

Arritja e një marrëveshje për transferimin e Van Dijk dhe emërimin e Klopp si trajner duket se është një dëshirë e madhe e hierarkisë së dy klubeve./veqsport.com/