Zidane tregon pse e zëvendësoi Ramos

Zinedine Zidane ka treguar arsyejen e zëvendësimit të Sergio Ramos për ndeshjen e sotme ndaj Levantes.

Trajneri francez zbuloi pas ndeshjes se lojtari ka pasur dhimbje në kofshë dhe pas këshillave të stafit mjekësor është detyruar ta zëvendësoj.

Në këtë takim që Los Blancos fituan 3-2 u paraqit edhe mbrojtësi brazilian, Militao që pritet të startoj edhe në mesjavë ndaj PSG pasi Ramos është i suspenduar./veqsport.com/