Fitore bindëse të Chelseat dhe Tottenhamit

Chelsea ka arritur fitore bindëse me rezultat 2-5 në transfertë te Wolves.

Të përzgjedhurit e Frank Lampard ishin fantastikë sidomos gjatë pjesës së parë ku realizuan tre gola duke ditur për mbrojtëjen tejet të fortë të Wolves.

Tammy Abraham ishte njeriu i ndeshjes me tre gola të realizuar, kurse Tomori dhe Mount realizuan nga një herë në goleadën e bluve të Londrës.

Fitore bindëse në shtëpi ka arritur edhe Tottenhami i Mauricio Pochettinos që fitoi 4-0 ndaj Crystal Palace me dy gola të Son Heung-min, një autogol i Van Aanholt dhe një tjetër të realizuar nga Erik Lamela, që të gjithë në 45 mintuat e parë./veqsport.com/