Sterling: Kosova luajti mirë

Lojtari më i mirë i Anglisë dje mbrëma, Raheem Sterling deklaroi pas ndeshjes se përfaqësuasja e Kosovës luajti mirë pavarsisht se rezultati në fund ishte 5 me 3.

”Mendoj se ishte një nga paraqitjet e mia më të mira me Anglinë në pjesën e parë”

”Ne ishim shumë efektiv dhe ndeshja do të përfundonte që në pjesën e parë. Megjithatë pastaj lëshuam disa gola të lehtë, respekt për Kosovën pasi mendoj se ata luajtën mirë, por duhej ta përfundonim më herët ndeshjen”, u shpreh ylli i Manchester Cityt./veqsport.com/