Roy Keane me plotë kritika: Loja e Anglisë e mërzitshme, kemi ende shprehi të këqija

Ish futbollisti i Manchester United , Roy Keane ishte me plotë kritika për paraqitjen e mbrëmshme të përfaqësueses së Anglisë ndaj Kosovës pavarsisht fitores 5-3.

”Ishte një ndeshje e mrekullueshme për ta shikuar, por lojtarët e Anglisë duhet të jenë vetë-kritikë. Anglia ende ka disa shprehi të këqija, pasi lojtarët bëhen të mërzitshëm duke menduar se ndeshja ka përfunduar”

”Është normale ta humbasësh topin, por jo të mos kthehesh mbrapa për të mos mbuluar shokët e skuadrës”, shtoi Keane i shqetësuar me repartin defanziv./veqsport.com/