Rilindja e Valon Berishës

U cilësua si lojtari i ndeshjes nga BBC falë dy golave dhe super paraqitjes që bëri dje mbrëma ndaj Anglisë.

Pas momenteve të vështira që nga transferimi te Lazio duket se ditët e mira për super mesfushorin tonë, Valon Berisha po rikthehen.

Paraqitjet e mira ndaj Çekisë dhe Anglisë normalisht nuk kanë kaluar pa u vërejtur edhe nga trajneri dhe tifozët e Lazios.

I menjëhershëm ishte raportimi i Gazzettabiancoceleste që raportoi për super paraqitjen e Berishës me titullin: ”Rilindja e Valon Berishës”.

/veqsport.com/