Reuters të impresionuar me paraqitjen e Kosovës

Pavarsisht humbjes 5-3 përfaqësuasja e Kosovës ka marr shumë lavdata për paraqitjen e treguar dje mbrëma në ”St Marry’s Stadium”.

Madje për paraqitjen e Kosovës ka shkruar edhe Reuters që e vlerëson lartë lojën sulmuese të djelmoshave tonë.

”Të mbështetur nga 10,000 tifozë të tyre në ”St Marry’s Stadium”, Kosova i dha Anglisë një luftë të vërtetë. Ata morën epërsinë pas 35 sekondave dhe pasi pranuan 5 gola arritën të fitojnë 2-0 pjesën e dytë”, shkruan Reuters.

Si zakonisht në këtë raportim nuk mungon një pjesë nga historia e dhimbshme e vendit tonë, por me theks për futbollin që po vazhdon me rritje të jashtëzakonshme./veqsport.com/