Latifi jep vlerësimet e lojtarëve të Kosovës

Gazetari i mirënjohur i sportit vendor, Driton Latifi ka vlerësuar paraqitjet e secilit lojtar për ndeshjen e mbrëmshme ndaj Anglisë ku pësuam humbjen e parë pas 15 ndeshjeve.

Krahas vlerësimeve të lojtarëve Latifi nuk harroi të përmend edhe gjyqtarin kryesor që sipas tij nuk ishte në elementin e duhur.

Ja postimi i plotë i tij:

Per ndeshjen ne Angli…
Ne perzgjedhjen e formacionit, kete here Chalandes duke deshiruar ti besoje ekipit ne ndeshjen e fundit, por pjesa e dyte dhe zevendesimet si angazhimi Rashkajt e kalimi i Hadergjonajt para Vojvodes kete e deshmuan. Besoj se kjo ishte esenca e rrjedhes se golave te pesuar.
Megjithate shkojme me radhe:
Muriq – mungon eksperienca, por guxon te provoje, ka perparesi ne zgjatje gjate gjuajtjeve (u deshmua ne penallti), topat ne ajer brenda peseshes i kap lehte, ata me large i mbetet ti perceptoje me mire, loja e tij me kembe duhet te jete me e koordinuar me lojtaret, gjithsesi ka potencial dhe ne duhet pasur durim,
Rrahmani – fitoje shumicen e dueleve me Kane, nje dalje e teper dhe u denuam, disa here ndermori iniciativa te fillimit te aksionit, mbetet shtylle e ekipit,
Aliti – shtateshkurtesia e tij erdhi ne shprehje disa here, edhe niveli me ulet i garave ku ka luajtur nuk i jepte qetesi,
Hadergjonaj – ndonese jo ne pozite te vete dhe maksimumin, u dallua ne pjesen e dyte me kombinimet me Vojvoden,
Vojvoda – loja ishte e nivelit me te larte se kampionati, anglezet ashiqare nuk e lejonin komoditetin qe kerkonte, nuk eshte fajtor i vetem ne autogol,
Halimi – kontrollonte nje pjese te topit, por hapi i shkurter dhe afersia qe kishte me lojtaret kundershtar nuk e bente, sikur me çeket edhe ne kete ndeshje nje humbje topi mjaftoi te ndeshkoheshim, parashikoj se eshte me i frytshem si mesfushur ofanziv se sa defanziv,
Voca – zevendesim i ngadalshem per Herolindin, duhet me shume pervoje per kete nivel, largimi i tij stabilizoi mesfushen,
Celina – teknik i deshmuar, ndonjehere mbet mrapa ne aspektin defanziv dhe peson renie ne angazhim, por gjithsesi mbetet i rrezikshem per kundershtaret,
Berisha – ishte nata e tij, dy gola, shume angazhim dhe perkushtim, por sjelljet e tij pas lojes mund te hapin debatet dhe pergjegjesia e kapitenit nuk i toleron keto,
Muriqi – nuk ishte ai ndaj çekeve, por me vendosjen e terhequr te ekipit tone gati se ne fushen e vet, kishte shume probleme ne dhenien e fryteve, megjithate mbetet lojtar me rritjen me te madhe ne kete edicion te garave, nxorri penallti dhe ndonese me debat mori pergjegjesine e gjuajtjes qe e konvertoi ne gol, ndoshta edhe elementi i percjelljes nga skautet e beri te veten,
Muslija – per nje lojtar vetem me nje loje dhe direkt titullar ne kete loje te madhe, bast qe bindi nga Challandes, gjithsesi eshte vlere e shtuar e konkurrences se ekipit,
Rashkaj – eshte dashur te luaj titullar, ka percjelljen e lojes tone te kundershtarit dhe shfaqej i kujdesshem karshi anglezeve, ishte vendimtar edhe ne ndaljen e aksioneve te tyre,
Hasani – zgjedhje befasuese e trajnerit, qe ndonese luajti pak nuk u vrejt me rendiment,
Paqarada – ndonese i vleresuar per mungese te nivelit defanziv, shenoi paraqitje solide, sidomos duke avansuar lojen
Arbitri i lojes deshmoi se ekipet e vogla lihen anash karshi giiganteve, duke mos mbajtur peshen e duhur, me nje mos ndalim kontraverz, penallti te dyshimte dhe shume shperndarje kartonash pa meshire.
Megjithate, Kosova e pakomletuar shfaqi loje te hapur, kercenoi Anglin e Premier Leagues mos te harrojme, fitoi simpatine boterore dhe deshmoi se nuk eshte befasisht ku eshte tani, beri qe rekordet e tre luaneve te rishikohen. Ne ishim te paeksperience dhe fati na mungoi, deri sa u denuam nga shumica e rasteve.
Kjo Kosova ka potencial te synoje me shume se vendi i trete te kerkoje kualifikimin, veq Malit te zi besoj se ekipi dot reflektoje si duhet ne takimin vendimtar me Çekine.
Perpara djema na keni bere krenar… Forca Kosova

/veqsport.com/