Holding gati për ndeshjen ndaj Watford

Arsenali ka marr lajme të mira para ndeshjes në transfertë te Watford këtë vikend.

Mbrojtësi anglez Rob Holding është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe ka filluar stërvitjet e plota me pjesën tjetër të skuadrës.

Nuk dihet ende nëse ai do të startoj nga minuta e parë, por padyshim se rikthimi i tij është lajm tejet  i mirë për Unai Emery.

Ndërkohë dyshja Hector Bellerin dhe Kieran Tierney po vazhdojnë rehabilitimin dhe do të rikthehen në stërvitje mbrenda këtij muaji./veqsport.com/