Sot ndeshja historike, Angli-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot luan ndeshjen më të vështirë tre vite pas pranimit zyrtar në UEFA dhe FIFA.

Të përzgjedhurit e Bernard Challandes nuk dinë për humbje në 15 ndeshjet e fundit, por sonte përballë kanë ‘Luanët’ e Gareth Southgate që padyshim se do të jenë kandidatët më potencial për të triumfuar në Euro 2020.

Kujtojmë se takimi zhvillohet sonte me fillim nga ora 20 e 45 në ”St Marry Stadium” në Southampton./veqsport.com/