Hadergjonaj: Jemi gati për të dhënë gjithçka për t’iu bërë krenarë

Florent Hadergjonaj padyshim se i njeh më së miri cilësitë e futbollistëve të përfaqësueses së Anglisë pasi ka luajtur një vit në Premier League dhe tani në Championship me Huddersfield.

Qysh prej ardhjes së tij te Kosova Hadergjonaj duket tejet i entuziasmuar para dhe pas ndeshjeve. Së fundmi ai postoi në rrjetin social Facebook një status ku shkruan ” Dita e ndeshjes. Jemi gati për të dhënë gjithçka për t’iu bërë krenar. Të bashkuar për Kosovën ”.

/veqsport.com/