Formacionet: Angli-Kosovë

Bernard Challandes padyshim se është arsyeja më e fortë e suksesit që përfaqësuasja e Kosovës ka pasur këto dy vitet e fundit.

Megjithatë trajneri zvicërian do të ketë mjaft kokëçarje sa i përket formacionit që do ta vendosë në fushë sonte ndaj Anglisë.

Vetë Challandes deklaroi se nëse thotë që nuk ka udhëtuar për fitore në Angli atëherë duhet ta ndërroj profesionin dhe nga kjo mund të kuptojmë se ai nuk do ta ndryshoj skemën 4-2-3-1 as sonte.

Formacionet e mundshme:

Anglia
Pickford
Arnold, Keane, Maguire, Chilwell
Barkley, Rice, Henderson
Sancho, Kane, Sterling

Kosova
Muric
Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj
Voca, Halimi
Muslija, B. Celina, V.Berisha
Muriqi

/veqsport.com/