Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Anglisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll luan nesër mbrëma ndeshjen më të vështirë që nga pranimi në UEFA dhe FIFA tre vite më parë.

Dardanët kanë 15 ndeshje që nuk kanë pësuar asnjë humbje, por nesër kanë përballë një nga favoritët kryesor për të triumfuar në Euro 2020.

Bernard Challandes padyshim se është njeriu kryesor për sukseset e mëdha të përfaqësueses tonë, por trajneri vërtetë do të ketë vështirë të vendosë për formacionin që do të luaj në ”St Marry Stadium”.

Megjithatë një nga mundësitë se si mund të luaj Kosova është kështu:

Muric
Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj
Dreshevic, Voca, V. Berisha
Muslija, V.Muriqi, B. Celina

/veqsport.com/