BBC: I jashtëzakonshmi Z. Vokrri – rritja e futbollit të Kosovës

Një ditë para ndeshjes historike Angli-Kosovë nuk mund të mungonte edhe një artikull nga tabloidi i famshëm BBC.

Është gazetari Patrick Jennings me një artikull të jashtëzakonshëm ku shkruan për punën e të madhit Fadil Vokrri që bëri mrekullinë duke kontribuar në rritjen e futbollit në Republikën e Kosovës.

”Ishte Shtatori i vitit 2016 kur Kosova zhvilloi vetëm ndeshjen e parë internacionale, kurse të shtunën ata regjistruan ndeshjen e 15-të pa humbje duke mposhtur 2-1 Çekinë në Prishtinë dhe kjo aktualisht është forma më e mirë e një përfaqësuese në Europë”

”Është një figurë para të gjithëve storia e të cilit na ndihmon të shpjegojmë origjinën e kësaj përfaqësuese kaq speciale. Ai ishte krucial në pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA dhe ai është hero në shtetin e tij. Pas vdekjes së tij në moshën  57 vjeçare vitin e kaluar stadiumi mori emrin e tij: ”The Fadil Vokrri Stadium” ”, shkruan ndër të tjera BBC.

Për të lexuar artikullin e plotë klikoni KËTU.  /veqsport.com/