Hudson-Odoi më në fund vazhdon kontratën me Chelsean

Callum Hudson-Odoi do të nënshkruaj kontratë të re pesë vjeçare me skuadrën e Chelseat.

Super talenti anglez ka qenë në bisedime të avancuara me blutë qe një muaj me disa detaje të vogla që kanë pamundësuar finalizimin e marrëveshjes.

Megjithatë lajm i mirë për tifozët e Chelseat është se marrëveshja mes palëve është arritur dhe Hudson-Odoi do të nënshkruaj kontratë të re pesë vjeçare dhe do përfitoj plotë 200 mijë funte në javë./veqsport.com/