PSG e do Dybalan si zëvendësues të Neymar

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel ka deklaruar se skuadrës së tij i nevojitet patjetër një zëvendësues për brazilianin Neymar që pritet të transferohet te Barcelona.

”Duhet ta zëvendësojmë atë para se ta shesim. Neymar është një lojtar i cili duhet të zëvendësohet patjetër”, u shpreh trajneri gjerman pas humbjes 2-1 nga Rennes.

Mediat raportojnë se dëshira kryesore e Tuchel është argjentinasi Paulo Dybala./veqsport.com/