Alexis nesër testet mjekësore te Interi

Alexis Sanchez pritet të i nënshtrohet gjatë ditës së nesërme testeve mjekësore te Interi para se ta kompletoj transferimin nga Manchester United në formë huazimi.

Kiliani ka pranuar të ketë edhe pagë më të vogël vetëm që ta kompletoj transferimin te Inter me Antonio Conten që e do atë pas dështimit në transferimin e Edin Dzekos.

Një përqindje të pagës së Alexis gjatë periudhës së huazimit te Inter do ta paguajë vetë Man Utd , kurse klubi italian do ta ketë mundësinë e blerjes në fund të sezonit për 15 milionë euro./veqsport.com/