Ceballos impresionon në fitoren e Arsenalit ndaj Burnley

Arsenali ka regjistruar fitoren dytë rradhazi në dy ndeshjet e para të Premier Leagues për herë të parë pas plotë dhjetë viteve.

Gunners fituan në shtëpi 2-1 ndaj Burnley në një ndeshje ku impresionuan Dani Ceballos e Nicolas Pepe e sidomos mesfushori spanjoll që u shpall edhe lojtari i ndeshjes.

Golat për Arsenalin u realizuan nga dyshja e zakonshme, Lacazette e Aubameyang, kurse për Burnley golin e vetëm e realizoi Ashley Barnes në fund të pjesës së parë./veqsport.com/