Zyrtare: Cengiz rinovon kontratën me Romën

Pas Nicolo Zaniolos tani edhe Cengiz Under zyrtarisht ka rinovuar kontratën me skuadrën e Romës.

”Çdo ditë e më shumë kam rënë në dashuri me këtë qytet, këtë klub dhe këta tifozë. Ky është një moment shumë i lumtur për mua”, u shpreh turku pas vazhdimit të kontratës.

Under ishte transferuar te Roma dy vite më parë nga Istanbul Basaksehir për 14 milionë euro./veqsport.com/