Refuzohet oferta 55 milionëshe e Atleticos për Allan

Napoli raportohet se ka refuzuar ofertën e parë të Atletico Madridit për mesfushorin brazilian, Allan.

Madrilienët kanë ofruar 55 milionë euro për mesfushorin, por presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis e ka konsideruar si shumë të vogël për një lojtar si Allan.

Diego Simeone e sheh brazilianin si zëvendësues ideal të Rodri i cili në fillim të kësaj merkatoje u transferua te Manchester City.

/veqsport.com/