Ozil e Kolasinac rikthehen në stërvitje

Unai Emery ka konfirmuar se Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac janë ritkhyer në stërvitje të plota me skuadrën.

Lojtarët ishin sulmuar në Londër dhe u detyruan ta humbasin ndeshjen e parë të sezonit për shkaqe sigurie pasi dy persona u arrestuan pranë shtëpisë së Ozil.

Megjithatë situata duket të jetë më e qetë tani dhe Unai Emery ka thënë se lojtarët janë stërvitur normalisht dhe janë 100% gati të luajnë të shtunën ndaj Burnley, por që vendimi final do të meret nesër./veqsport.com/