E ardhmja e Neymar mund të vendoset mbrenda 48 orëve

Neymar vazhdon të jetë emri më i përfolur i kësaj merkatoje.

Braziliani e do rikthimin te Barcelona dhe tanimë e dini se bisedimet mes Katalunasve dhe PSG kanë nisur për arritjen e një marrëveshjeje.

Barça është gati të ofroj deri në 100 milionë euro plus edhe lojtarë për të siguruar rikthimin e Neymar që nuk do ta vesh më fanelën e PSG.

Mediat raportojnë se një marrëveshje mes palëve mund të finalizohet mbrenda 48 orëve të ardhshme./veqsport.com/