Neto mungon 6-8 javë

Barcelona ka konfirmuar se portieri brazilian Neto do të jetë jashtë fushave për 6 deri në 8 javët e ardhshme.

Katalunasit nëpërmjet një komunikate zyrtare kanë konfirmuar se Neto i është nënshtruar një operimi në dorë dhe nuk do të paraqitet për dy muajt e ardhshëm.

Neto u transferua këtë verë te Barça si shkëmbim me Cillessen që kaloi te Valencia./veqsport.com/