Lampard: Nuk ka arsyetime ndaj Liverpoolit

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard i ka bërë me dije lojtarëve të tij se nuk mund të kenë arsyetime për finalen e nesërme ndaj Liverpoolit.

”Ndeshja në finale ndaj një skuadre të kualitetit të Liverpoolit do të jetë e tensionuar siq janë zakonisht finalet”

”Çdo lojtarë duhet të jetë në dijeni për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe duhet të jap çdo gjë nga vetja sepse do të jetë shumë, shumë e vështirë”

”Nuk mund të themi pas ndeshjes, ‘Oh, kemi mundur ta bëjmë këtë’, ‘ E humbëm atë shans’, ‘Nuk ishim plotësisht gati’, nuk ka vend për arsyetime”, u shpreh trajneri anglez./veqsport.com/