Juventusi shpreson ta transferojë edhe Eriksenin si lojtar i lirë

Mediat angleze raportojnë se kanë kuptuar që Juventusi ka kontaktuar mesfushorin e Tottenham, Christian Eriksen për një transferim të mundshëm verën e ardhshme.

Kontrata aktuale e danezit përfundon pikërisht verën e vitit 2020 dhe Juventus duan ta transferojnë pa para si lojtar i lirë.

Zonja e Vjetër tanimë njihet për transferimin e lojtarëve pa kontratë siq ndodhi me Adrien Rabiot e Aaron Ramsey këtë merkato./veqsport.com/