Ancelotti e do Icardin te Napoli

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka dhënë aprovimin e tij për transferimin e Mauro Icardit nga Inter.

Mediat italiane raportojnë se trajneri italian e ka telefonuar sulmuesin argjentinas për ta bindur që të transferohet te Napoli.

Icardi nuk ka të ardhme te Neruazurët dhe së shpejti duhet të vendosë për skuadrën e tij të re me Napolin që duket se është në garë me Romën dhe Juventusin./veqsport.com/