James qëndron te Reali

James Rodriguez sipas të gjitha gjasave do të qëndroj te skuadra e Real Madridit për këtë edicion.

Për kolumbianin ishte pothuajse i sigurt fakti se do të largohet nga Los Blancos këtë merkato, por gjërat kanë ndryshuar me lëndimin e Marco Asensios.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, James do të qëndroj këtë edicion edhe pse nuk ka vend në formacionin bazë të Zinedine Zidane./veqsport.com/