Evertoni në bisedime për Kean dhe Zaha

Skuadra angleze, Everton është në bisedime të avancuara për transferimin e Moise Kean  dhe Wilfried Zaha.

Klubi nga Goodison Park është gati të ofroj para të majme për transferimin e 19 vjeçarit, Kean por Juventusi po insiston se nuk do ta shesë italianin nëse nuk përfshihet në kontratë e drejta e riblerjes së tij.

Në anën tjetër rruga e Evertonit për transferimin e Zaha nga Crystal Palace duket e hapur, pasi rivali kryesor në këtë garë, Arsenali ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e Nicolas Pepe./veqsport.com/