Ekskluzive: Qeveria serbe me vendim ia ndalon sportistëve të tyre përballjen me kosovarët

Portali veqsport.com ka siguruar një dokument i publikuar edhe në disa Federata e klube sportive të Serbisë, si “rekomandim” kur bëhet fjalë me prezencën e sportistëve, klubeve dhe Federatave nga Kosova në gara ndërkombëtare.

Duke hulumtuar në lidhje me rastet e fundit të largimeve qyqare të futbollistëve/sportistëve serb nga garat ndërkombëtare sa herë që ka përballje me Kosovën, portal veqsport.com ka arritur të sigurojë një dokument të Qeverisë Serbe të lëshuar në formë “rekomandimi”.
Dokumenti daton qysh në qershor të vitit 2016, atëherë kur ndodhi pranimi i madh i sportit më të rëndësishëm futbollit në botë, duke dëshmuar se edhe në vendin ku nuk duhet të këtë aspak politikë, megjithatë Serbia mundohet të nxjerr hesapet e saj.
Një vendim i tillë sa është i rrezikshëm për botën e sportit, dëmtom rëndë edhe karriera të sportistëve serbe, siq ishte rasti i Federatës së futbollit të Malit të zi, e cila vendosi të përjashtojë nga radhët e veta trajnerin e futbollistët, kur u tërhoqën nga paraqitja në lojë vetëm pak orë para fishkëllimës së parë të arbitrit.

Vendimi apo si e quajnë ata “rekomandimi” ka të bëjë me disa pika kryesore, si:
– Federatat (gjithmonë serbe) duhet të vazhdojnë komunikimin me institucionet ndërkombëtare dhe MInistrinë e sportit për paraqitjet në garat ku ka sportit nga Kosova,
– Federatat duhet te shmangin përballjet me përfaqësuesit e Kosovës në fazën e grupeve të garave,
– MInistria e sportit do te caktojë personin me të cilin Federata dot jetë në kontakt në rast të kërkesës për mendim rreth paraqitjes në gara,
– Nëse në ceremoninë e shpalljes së fituesve intonohet himni i Kosovës ose është vendosur flamuri i shtetit, sportistët serb nuk duhet të marrin pjesë në këtë ceremoni.
Veq “rekomandimit” nga Qeveria serbe presion ndaj sportistëve serb është edhe nga grupet e kriminalizuara që fshihen pas atyre të “tifozëve” që në fakt kontrollojnë nëntokën dhe politkën e tyre, por kjo mbetet qështje e tyre.

Tendenca e Serbisë për të krijuar situate kinse të sikletshmë për sportistët e Kosovës, duket shumë patetike, kur tani më sportistët, klubet e federatat e Kosovës janë të pranuara me të drejta të plota. Qëllimi i tyre për krijimin e situatave paralele arabo-izraelite apo edhe gjeorgjiano-ruse, janë veprim I ulët, megjithatë Ministria e sportit, Komiteti Olimpik dhe Federatat kombëtare duhet të ketë një koordinim në lidhje me këtë punë për të ngritur çështjen në nivelin më të lartë të agjendës ndërkombëtare dhe jo të kënaqen me humbjen e të drejtës së organizimit të një eventi nga nikoqiri, si ndodhi me Spanjën për turneun kualifikues të futbollit.
Së fundi me insistimin e Federatës së futbollit të Kosovës, UEFA mori vendimin e prerë se klubet dhe federatat e tyre nuk mund ti shmangen përballjes me Kosovën (bëhet fjalë pë ato pak shtete evropiane që nuk e kanë njohur), klubet/federatat duhet të luajnë më klubet e Kosovës, nëse ka nevojë në terren neutrall, por janë të obliguara të udhëtojnë në Kosovë të zhvillojnë ndeshjet e dyta eventuale.

Edhe Komiteti Olimpik ndërkombëtar I ka dërguar letër komiteteve organizative të ngjarjeve sportive të kenë në konsideratë nga eskalimi I situatave të tillë, duke pasur në mendje barazinë sportive për të gjithë të garuesit.

Paraqitja e sportistëve tanë në arenën ndëkrombëtare me përgjegjësinë më të lartë të respektimit të simboleve të shtetit, himnin, flamurin dhe identitetin e plotë të Kosovës është përgjigja më e mirë për politikën beogradase që duket se është verbuar nga realiteti I më shumë se 20 viteve të fundit.

DOKUMENT

/veqsport.com/