Steve Bruce trajner i ri i Newcastle

Steve Bruce pritet të jetë trajneri i ri i skuadrës angleze, Newcastle United.

Bruce ka dhënë dorëheqje nga skuadra e Sheffield Wednesday të cilën e udhëhoqi në pjesën e fundit të sezonit të kaluar në Championship.

Newcastle ishte interesuar edhe për Steven Gerrard, Patrick Vieira e Mikel Arteta, por që të tre refuzuan këtë mundësi duke zgjedhur të qëndrojnë në projektet në të cilat janë të angazhuara momentalisht./veqsport.com/