Neymar tri orë bisedë me Leonardon

Neymar është rikthyer sot te Paris-Saint Germain ku ka biseduar me drejtorin sportiv të klubit, Leonardo.

Mediat franceze kuptojnë se braziliani ka pasur një takim që ka zgjatur tri orë me drejtorin e kampionëve të Ligue 1.

Atmosfera te PSG nuk është aspak e mirë me Neymar që dëshiron largimin dhe nuk pritet të jetë fare pjesë e grupit për ndeshjen e nesërme miqsore ndaj Dresden./veqsport.com/