Arsenali në përgatitje të ofertës së tretë për Tierney

Arsenali po vazhdon bisedimet e mbyllura dhe është duke e përgatitur edhe ofertën e tretë për mbrojtësin e krahut të majtë të Celtic, Kieran Tierney.

Celtic tanimë i ka refuzuar dy ofertat e para me këtë të fundit e cila ishte 25 milionë funte, por që përfshinte këste dhe disa bonuse.

Skuadra skoceze është gati të pranoj një ofertë prej 25 milionë funteve, por pa përfshirë bonuset dhe mbetet të shihet se cili do të jetë plani i Gunners./veqsport.com/