Tottenham me ofertë më të madhe se Arsenali për Saliba

Tottenham Hotspur është gati që në momentet e fundit të ia rrëmbejë Arsenalit transferimin e William Saliba nga Saint-Etienne.

Gunners kanë arritur marrëveshje me skuadrën franceze, por ende nuk janë pajtuar lidhur me bonuset dhe këtë shumë mirë e ka shfrytëzuar rivali më i madh nga veriu i Londrës, Tottenham.

Spurs kanë ofruar 30 milionë euro në start duke përjashtuar bonuset që ka kaluar edhe pritshmëritë e Saint-Etienne dhe një takim është vendosur për ditën e nesërme për ta diskutuar situatën./veqsport.com/