Buffon refuzoi United dhe Cityn për t’u rikthyer te Juve

Manchester United dhe Manchester City kishin shprehur interesim për transferimin e Gianluigi Buffon këtë merkato.

41 vjeçari ishte lojtar i lirë pas largimit nga PSG dhe dy skuadrat angleze nga qyteti i Manchesterit i kishin ofruar atij një vit kontratë.

Megjithatë pas ofertës së Juventusit, Buffon nuk mendoi gjatë dhe zgjodhi të rikthehet te skuadra e zemrës së tij./veqsport.com/