Xhaka pritet të bëhet kapiteni i parë i Arsenalit

Largimi i Laurent Koscielnyt do të jetë lajm i mirë si për tifozët e Arsenalit ashtu edhe për mesfushorin nga Kosova, Granit Xhaka.

Xhaka sipas të gjitha gjasave do të bëhet kapiteni i parë i skuadrës duke ditur se edhe sezonin e kaluar e ka mbajtur këtë përgjegjësi në shumë ndeshje në mungesë të Koscielny dhe Petr Cech.

Rivali kryesor për Granitin në këtë garë është spanjolli, Hector Bellerin dhe Unai Emery pritet të vendosë së shpejti se kush do të jetë kapiteni i parë për sezonin e ardhshëm./veqsport.com/