Reali sfidon Barçën për transferimin e Neymar

Burimet e Sky Sports raportojnë se Real Madridi është gati të hyj në garë me Barcelonën për transferimin e brazilianit Neymar nga PSG.

Tanimë është bërë e qartë se braziliani e do largimin nga Parc de Princes dhe drejtori i klubit francez ka konfirmuar se ai do të largohet nëse ndokush paguan 300 milionë euro.

E Real Madrid është e interesuar që ta mbyll këtë super merkato me transferimin e Neymar që do të ishte i shumëpritur për Zinedine Zidane pasi një partneritet me Eden Hazard do të ishte i jashtëzakonshëm./veqsport.com/