Koscielny dëshiron largimin nga Arsenal

Laurent Koscielny nuk do të luaj më me fanelën e Arsenalit.

Kapiteni i Gunners, tanimë 33 vjeçar ka refuzuar të udhëtoj me skuadrën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për turin para-sezonal.

Ky vendim i tij ka shokuar drejtuesit e klubit, por Koscielny ka vendosur të rikthehet në Francë ku aktualisht jeton edhe familja e tij.

Dëshira e francezit është që të lirohet si lojtar i lirë, por Arsenali e ka refuzuar këtë mundësi dhe dëshiron 10 milionë euro për transferimin e tij.

Rennes e Bordeaux janë dy skuadrat favorite për transferimin e Koscielnyt./veqsport.com/