Drejtuesit e Inter takohen për Lukakun

Drejtori i Interit, Piero Ausilio gjendet në Angli për të biseduar me drejtuesit e Manchester United për transferimin e Romelu Lukaku.

Antonio Conte e ka bërë të qartë qysh në ditën e parë se e do transferimin e sulmuesit belg si zëvendësim të Mauro Icardit.

Man Utd dëshiron plotë 80 milionë euro për transferimin e Lukaku dhe nuk e ka ndërmend të lëvizë nga ky çmim me Neruazurët që janë gati të ofrojnë këtë shumë, por vetëm me këste./veqsport.com/